Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë

Evropë

Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Sipas deklaratës së Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në rrethin Battalgazi të Malatya në orën 17:46, sipas kohës lokale, të enjten.

Dhe sipas mediave turke, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 6.99 kilometrash.

Ndërkohë thuhet se pas tërmetit, ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Battalgazi.

Guvernatori i Malatya, Ersin Yazıcı, ka bërë një deklaratë pas tërmetit.

“Deri më tani nuk është raportuar asnjë lajm negativ tek autoritetet…”.

Ndërsa në një deklaratë të AFAD, theksohet se pas tërmeteve me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë, për momentin nuk ka një situatë negative.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se të gjitha ekipet e institucioneve, veçanërisht AFAD, kanë nisur aktivitetet në terren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat