Rusia u kërkon vizitorëve të huaj të nënshkruajnë ‘marrëveshjen e besnikërisë’

Evropë

Rusia u kërkon vizitorëve të huaj të nënshkruajnë ‘marrëveshjen e besnikërisë’

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:40
Rusi

Rusia po përgatitet të nxjerrë ligje të reja që u kërkojnë të huajve në vend të nënshkruajnë një “marrëveshje besnikërie”.

Ministria e Brendshme raportohet se po harton legjislacionin që ndalon vizitorët të kritikojnë politikat e Rusisë apo të diskreditojnë historinë sovjetike.

Ato gjithashtu kërkojnë respektimin e vlerave tradicionale ruse si ato të familjes, të martesës, te kulturës dhe mjedisit, shkruante sot agjencia vendase TASS.

Të gjithë të huajt duhet të nënshkruajnë zotimin, që disa kritikë thonë se kontrollon atë që ata mund të bëjnë ose të thonë në Rusi.

Kështu vizitorët ndalohet të ndërhyjnë në “aktivitete publike të autoriteteve ruse ose të flasin kundër politikave të brendshme ose të jashtme të qeverisë”.

Ligji duhet të paraqitet fillimisht në parlament dhe më pas të nënshkruhet nga Vladimir Putin.

Në veçanti të huajt ndalohen të “shtrembërojnë të vërtetat historike të popullit sovjetik në mbrojtje të atdheut dhe kontributin në disfatën e fashizmit”, sipas agjencisë TASS.

Gjithashtu të huajt duhet të zbatojnë vlerat tradicionale familjarë ruse, institucionin e martesës si baza e shoqërisë, dhe “marrëdhëniet seksuale tradicionale”.

Për këtë autoritetet kanë ndaluar organizimin e komunitetit LGBTQ, kane ndaluar me ligj kirurgjitë për ndryshimin e gjinisë që po promovohen në Perëndim, si dhe është ndaluar “propaganda gay”.

Deputetët raportohet se kanë punuar së fundmi zgjerimin e aksesit për kujdesin shëndetësor të riprodhimit dhe kufizimin e aborteve , për të përmirësuar “situatën demografike” dhe ratat e ulëta të lindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat