Franca afër marrëveshjes së sigurisë me Ukrainën

Evropë

Franca afër marrëveshjes së sigurisë me Ukrainën

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 19:49
Emmanuel Macron

Ministria e Jashtme franceze synon të përfundojë një marrëveshje sigurie me Ukrainën në fillim të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët në Paris kanë negociuar me Kievin prej muajsh.

Marrëveshja synon të përcaktojë se si do të rrjedhë mbështetja nga Franca në Ukrainë për ndihmën humanitare dhe ushtarake dhe ndihmën financiare.

Zëdhënësja Anne-Claire Legendre tha sot se shpreson që marrëveshja dypalëshe e garancisë së sigurisë të finalizohet në fillim të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat