OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

Evropë

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Personat e infektuar me virusin HIV, po shtohen cdo vit. Të dhënat e fundit të publikura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian tregojnë se në vitin 2022 janë diagnostikuar 110,486 persona me HIV, duke çuar në total në  2.4 milion numrin e të infektuarve.

Ekspertët nënvizojnë se aksesi i përmirësuar në testim ka çuar në një rritje me 4.2% të diagnozave me HIV.

Po erdhe më alarmant është fakti që më shumë se 1 në 10 persona që jetojnë me HIV në Bashkimi Evropian ende nuk janë të vetëdijshëm për statusin e tyre, duke ndikuar kështu në përhapjen e vazhdueshme të HIV-it.

Stigma mbetet një factor kyç që i pengon qytetarët të shkojnë të testohen, e për pasojë më shumë se gjysma e të infekuarve diagnostikohen në stadin AIDS.

Testimi për HIV dhe zbulimi i rasteve është përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar, duke bërë të mundur që shumë individ të përfshihen në skemat e trajtimit.

Rruga seksuale mbetet ajo kryesorja e përhapjes së virusit HIV.

Ekpsertët vijojnë të apelojnë për parandalimin e kësaj sëmundjeje e cila nuk është e shërueshme, por mund të mbahet nënkontrroll në rast se kapet në fazë të hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat