Arrestohen dy të rinj në Gjermani, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Evropë

Arrestohen dy të rinj në Gjermani, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjet janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik, raporton “BBC”.

Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë. 15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia. Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.

Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet.

“Dukej shumë konkrete”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul. “Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”.

16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.

Prokurorët në dy shtetet do të nisin tash hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat