Shteti “në këmbë”, 148 forca speciale ruse futen në Bosnjë dhe Hercegovinë

Evropë

Shteti “në këmbë”, 148 forca speciale ruse futen në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk ka patur qetësi që kur nënkryetari i Këshillit të Ministrave të BiH dhe Ministri i Mbrojtjes i BiH Zukan Helez ndezi alarmin në vend, kur tha se ka kampe stërvitore ushtarake në territorin e Republika Srpska dhe se ato janë formacione paraushtarake. Pas deklaratës së tij, qeveria ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës, lidhur me këto pretendime.

"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”, shkruajnë disa media vendase.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

"Politika të tilla ekstreme, radikale, të dhunshme, çojnë në terrorizëm. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, thotë ministri i Punëve të Brendshme të RS, Sinisha Karan. Përveç reagimeve politike, ka alarmuar edhe Prokurorinë e Shtetit e cila ka hapur një rast të veçantë.

"Në kuadër të rastit, ministri do të ftohet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha informacionet, provat dhe faktet që disponon. Kujtojmë se të gjitha institucionet, bartësit e funksioneve, si dhe qytetarët kanë detyrim ligjor që të raportojnë në institucionet kompetente të gjitha informacionet për veprat e kryera kriminale, si dhe për autorët”, njofton Prokuroria e Bih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat