Shirat e dendur godasin Stambollin, humb jetën një person

Evropë

Shirat e dendur godasin Stambollin, humb jetën një person

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Stambolli është goditur nga reshjet e mëdha të shiut, duke shkaktuar një viktimë.

Shërbimet meteorologjike paralajmëruan qytetin me rreth 16 milionë banorë ndërsa shpejtësia e erës parashikohet të kalojë të paktën 50 km/h.

Një person vdiq si pasojë e lëndimeve të marrë, pas rënies së një shtylle, sipas guvernatorit të provincës, e cila gjithashtu tha se ngushtica e Bosforit është mbyllur.

Gjithashtu janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat