Gentiloni konfirmon mbështetjen e KE-së për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Evropë

Gentiloni konfirmon mbështetjen e KE-së për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:16
Komisionari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentilon- kryeministri Nikolai Denkov

Komisionari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, i shprehu kryeministrit Nikolai Denkov mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian (KE) për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen, si dhe për përpjekjet e tij për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në eurozonë.

Të dy ata zhvilluan një takim në Këshillin e Ministrave të enjten, tha qendra për shtyp e qeverisë bullgare.

Ata diskutuan çështje lidhur me reformën gjyqësore në Bullgari, luftën kundër korrupsionit dhe dekarbonizimit. Çështjet janë kyçe si për integrimin e përgjithshëm të Bullgarisë në institucionet evropiane dhe veçanërisht për zbatimin e planit të saj të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Denkov theksoi se Qeveria është duke punuar në vazhdimësi për të gjitha çështjet kryesore dhe zgjidhjen e problemeve serioze që janë shtyrë me vite - si në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ashtu edhe në sektorin e energjisë.

Ai vuri në dukje se kabineti po vepron në përputhje të plotë me pritjet e Komisionit Evropian për progres dhe nënvizoi se në javët në vijim fokusi duhet të jetë në Asamblenë Kombëtare, ku do të merren vendime të rëndësishme.

Komisionari i BE-së do të bëjë një vizitë pune në Bullgari të enjten dhe të premten për të diskutuar me autoritetet bullgare dhe palët e interesuara perspektivat ekonomike të BE-së dhe Bullgarisë në prag të vitit 2024, tha KE.

Të enjten, komisionari Gentiloni është planifikuar gjithashtu të takohet me ministrin e Financave Assen Vasilev, kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve përkatëse parlamentare. Ai do të merr pjesë gjithashtu në një tryezë diskutimi me përfaqësues të biznesit.

Komisionari Gentiloni do të takohet të premten me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme Mariya Gabriel, guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare Dimitar Radev dhe anëtarët e Këshillit për Analiza Ekonomike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat