​Ekonomia turke u rrit fuqishëm

Evropë

​Ekonomia turke u rrit fuqishëm

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Ekonomia turke u rrit fuqishëm në tremujorin e tretë, bazuar në rritjen e konsumit të familjeve dhe investimeve të kompanive, tregojnë të dhënat nga Enti i Statistikave.

Në periudhën korrik-shtator, prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i Turqisë u rrit me 5.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më i forti që nga pranvera e kaluar. Në periudhën prill-qershor të këtij viti është rritur me 3.9 për qind.

Konsumi i familjeve u rrit me 11.2 për qind, vetëm pak më i butë se në periudhën prill-qershor.

Investimet nga kompanitë u rritën me 14.7 për qind, më shumë se dyfish më i fortë se në tre muajt e mëparshëm.

Eksportet u rritën me 1.1 për qind, ndërsa importet me 14.5 për qind. Krahasimi tre mujor tregon një ngadalësim të menjëhershëm të rritjes së aktivitetit, nga 3.3 në vetëm 0.3 për qind.

Vlera e shtuar në ndërtim është rritur më së shumti në periudhën korrik-shtator, me 8.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më pas vijon industria dhe sektori financiar, me rritje përkatësisht 5.7 dhe 5.1 për qind, tregon raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat