LIVE: “Do ketë një shpërthim”, Zelensky alarmon me paralajmërimin e tij – Rusia pëson një humbje

Evropë

LIVE: “Do ketë një shpërthim”, Zelensky alarmon me paralajmërimin e tij – Rusia pëson një humbje

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 06:37 Përditësuar në ora: 19:16 më 01.12.2023
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Zelensky: Po fillon një fazë e re e luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja duhet të forcohet shpejt në të gjithë vijën e frontit pas takimit me komandantët në disa nga pikat kryesore në jug dhe në lindje të vendit.

“Në të gjithë sektorët kryesorë ku nevojitet përforcim, ne duhet të përshpejtojmë ndërtimin e strukturave”, tha ai.

Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë qytetin lindor të Avdiivka dhe po synojnë rajonet jugore të Kherson dhe Zaporozhzhia. Gjatë natës, forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 18 nga 25 dronë rusë dhe një nga dy raketat.

Me temperatura nën zero dhe Ukrainën e mbuluar me borë, Zelensky tha se “dimri është një fazë e re e luftës në tërësi”.

Udhëheqësi ukrainas tha se “vëmendja maksimale” do t’i kushtohet qyteteve lindore në rajonin e Donetskut, si dhe linjës kryesore të mbrojtjes në verilindje midis Kupyanskit dhe Limanit. Ai përfshiu gjithashtu rajonin rreth kryeqytetit të Kievit ku do të forcohen fortifikimet.

Morali i vijës së parë nga të dyja palët do të varet në një farë mase nga aftësia e ushtarëve për t’u përballur me këta muaj më të ftohtë.

Ushtria njoftoi se vetëm në afërsi të Avdiivkas u zmbrapsën 20 sulme ndërsa ishin sulmuar fshatrat përreth Bakhmutit. Në javët e fundit, qendra industriale e Avdiivkas është pothuajse e rrethuar nga forcat ruse, të cilat tani kontrollojnë zonat në veri dhe jug, si dhe në lindje të qytetit.

Vritet një gjeneral rus, u hodh në erë nga një shpërthim mine në Ukrainë – thonë burimet nga Kremlini

Një gjeneral rus është vrarë pasi u hodh në erë nga një shpërthim mine në Ukrainë, thanë disa burime pro Kremlinit.

Gjeneralmajor Vladimir Zavadsky, 45-vjeçar, ishte zëvendës komandant i korpusit të 14-të të ushtrisë.

Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë mendohet se kanë vdekur që kur filloi lufta në Ukrainë në shkurt 2022.

Lexo po ashtuKriza e popullsisë dhe humbjet në Ukrainë - Putini po u kërkon grave që të kenë deri në tetë fëmijë

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka reaguar për incidentin dhe ka raporte kontradiktore se ku ka ndodhur.

Ministria në disa raste nuk ka përmendur më parë vdekjen e oficerëve të lartë, edhe pasi të afërmit e afërt kanë folur publikisht për ta.

Raportimet thonë se Zavadsky u vra të mërkurën mbrëma.

Nuk është e qartë se ku ndodhi incidenti, por mendohet se njësia e tij ishte në rajonin Kherson në atë kohë.

Para postit të tij aktual, ai ishte komandant i divizionit elitar të tankeve Kantemirovsky me qendër jashtë Moskës.

Zelensky për AP News: Rusia mund t’ua mësyjë edhe vendeve të NATO-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se është i shqetësuar se lufta Izrael-Hamas do të errësojë konfliktin me të cilin po përballet vendi i tij me Rusinë.

Në një intervistë ekskluzive me Associated Press, presidenti Zelensky tha se lufta Hamas-Izrael mund të tërheqë jo vetëm vëmendjen, por edhe burimet nga Ukraina, ndërsa lufton për të mposhtur një pushtim rus.

“Vëmendja shkon barabartë me ndihmat. Asnjë vëmendje nuk shkon edhe pa ndihma”, tha presidenti ukrainas. “Ne luftojmë për çdo pjesë të vëmendjes”.

Një sondazh i fundit i AP News supozoi se pothuajse e gjysma e amerikanëve mendojnë se Ukraina tashmë po merr shumë para nga SHBA-ja, dhe kjo përfshin disa ligjvënës republikanë të SHBA-së.

Presidenti ukrainas tha se e kupton që amerikanët po përballen me një zgjedhje të vështirë kur bëhet fjalë për Ukrainën, por ai tha për AP News se pasojat nga mos-mbështetja amerikane për Ukrainën mund të jenë të ashpra dhe forcat amerikane mund të vendosen në Evropë. Pa mbështetjen e SHBA-së, Zelensky tha: “Rusia me shumë gjasa mund të pushtojë vendet e NATO-s dhe më pas fëmijët amerikanë do të luftojnë”.

Ndryshe, Zelensky javë më parë pati deklaruar se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi, për të larguar vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.

“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por siç kam thënë, nuk është problem i djeshëm, por as nga pardje. Të gjithë e dinë këtë konflikt të vazhdueshëm, por askush nuk dëshiron t’i japë fund. Konflikti në Lindjen e Mesme, prapa saj qëndron Rusia, jemi të sigurt se këtë po e bën me aleatin e saj – Iranin”, pati thënë ai para gazetarëve afrikanë.

Zelensky kërkoi që t’i kushtohet vëmendje Ballkanit, pasi tha posedon informacione për plane keqdashëse të Rusisë.

“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të tillë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit (të jetë) në luftë me një tjetër”, potencoi presidenti ukrainas. 

Rusia hap një front të ri lufte në Evropë, Finlanda “blindon” kufirin, ja pse vendi mund të jetë “Krimeja e ardhshme”

Kur bëhet fjalë për Rusinë, gjithçka është e paparashikueshme, dhe thuajse asnjëherë nuk dihet lëvizja e saj e radhës. Megjithatë, ka diçka që ekspertët e politikës së jashtme e thonë njëzëri: Rusia nuk fal. Ajo gjen gjithnjë një mënyrë për tu hakmarrë, për çdo veprim që në optikën e saj, prek interesat kombëtare apo pengon ambiciet, që nuk di t’i kornizojë brenda kufijve të saj. Dhe kjo ka qenë më e qartë se kurrë ditë e fundit, me Finlandën. Që kur vendi mbylli katër pika kontrolli në kufirin e saj lindor javën e kaluar në përgjigje të një “operacioni hibrid” të dyshuar nga Rusia, ka pasur spekulime për atë që Moska po përpiqet të arrijë. Pavarësisht mohimeve nga Kremlini për çdo përfshirje në rritjen e azilkërkuesve që mbërrijnë në kufirin lindor të Finlandës, shumë dyshojnë se kjo është një përgjigje ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Finlandës për Ukrainën, vendimit për t'u bashkuar me NATO-n dhe negocimin e një Marrëveshjeje të Bashkëpunimit të Mbrojtjes me SHBA-në.

Lufta hibride

“Çdo vendim i Finlandës për të lejuar një përqendrim të forcave në kufirin e saj prej 1,340 km me Rusinë do të shihej si një kërcënim nga Moska”, tha Kremlini të mërkurën, pasi Polonia ofroi të dërgonte këshilltarët e saj ushtarakë për të ndihmuar Helsinkin të kontrollojë kufirin plotësisht të mbyllur. Sekretari i Shtetit dhe kreu i Zyrës së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, tha se Polonia do të dërgonte këshilltarë ushtarakë te aleati i saj i ri në NATO, Finlanda, në përgjigje të "një kërkese zyrtare për mbështetje aleate në përballjen me një sulm hibrid në kufirin finlandez”. "Një ekip këshilltarësh ushtarakë do të ndajnë njohuritë e tyre në terren për sigurinë kufitare, edhe në aspektin operacional," tha ai, siç raportohet nga Reuters. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), kjo do të ishte një përgjigje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufirin finlandez-rus, si pjesë e taktikës së njohur të luftës hibride ruse që synon destabilizimin.  

Fluksi i emigrantëve

NATO dhe BE, prandaj Finlanda tani ka mbyllur përkohësisht të gjithë kufirin me shtetin fqinj. Finlanda mbylli shtatë nga tetë vendkalimet e saj rrugore me Rusinë gjatë muajit dhe Helsinki njoftoi të martën se do të mbyllë pikëkalimin e fundit kufitar të hapur Raja-Jooseppi në rajonin finlandez të Arktikut nga 30 nëntori deri të paktën më 13 dhjetor, dy javë pas kësaj Moska, sipas ISW, krijoi artificialisht një krizë emigrantësh në kufirin finlandez, e cila filloi të përshkallëzohej në mes të muajit. Pastaj pati një fluks jashtëzakonisht të madh azilkërkuesish në kufi, për të cilin Helsinki gjithashtu beson se përfaqëson një sulm hibrid të organizuar nga Moska, të cilin Kremlini e mohon. Finlandezët besojnë se shërbimi rus i inteligjencës FSB kontrollon se kush do të lejohet të hyjë në zonën kufitare.

Oferta polake

Burimet ruse, duke përfshirë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov dhe një bloger të njohur ushtarak të lidhur me Kremlinin, reaguan negativisht ndaj njoftimit të Siewiera, duke thënë se ai ishte "i ekzagjeruar" dhe kishte për qëllim përgatitjen e Finlandës për një konflikt me Rusinë në Arktik. "Kjo është një masë absolutisht e tepërt për të garantuar sigurinë e kufirit, sepse nuk ka asnjë kërcënim," tha Peskov. “Finlandezët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo do të përbëjë një kërcënim për ne – një rritje në përqendrimin e njësive ushtarake në kufijtë tanë”, shtoi ai. Çdo vendosje e planifikuar do të ishte e paprovokuar dhe e pajustifikuar, tha Peskov, siç raportohet nga Reuters. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia "sigurisht" do të përgjigjet nëse Finlanda mbyll të gjitha pikat kufitare midis vendeve, por nuk specifikoi se cila mund të jetë përgjigja e Moskës. Finlanda, nga ana tjetër, raportoi të mërkurën se nuk kishte dijeni për ofertën polake. Rojet kufitare finlandeze dhe ministria e brendshme thanë se nuk ishin në dijeni të ndonjë plani për të sjellë këshilltarë ushtarakë polakë në kufirin e Finlandës.

Lufta në Ukrainë, Rusia humb një tjetër gjeneral

Rusia ka humbur një tjetër oficer ushtarak të rangut të lartë në luftën në Ukrainë, me vdekjen e gjeneral-lejtnant Vladimir Zavadsky.

Oficeri i lartë 45-vjeçar, zëvendës komandant i Korpusit të 14-të të Ushtrisë, u vra pasditen e së mërkurës pas shpërthimit të një mine tokësore. 

Ka informacione kontradiktore se ku ka ndodhur, raporton BBC, megjithëse njësia e tij ishte në rajonin Kherson.

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk kishte asnjë informacion për incidentin. Por kjo është praktikë standarde e ministrisë ruse për oficerët e rangut të lartë, edhe nëse të afërmit e tyre kanë folur publikisht.

Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë besohet se kanë vdekur që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Katër gjeneralë konfirmohet se kanë vdekur në katër muajt e parë të luftës dhe dy të tjerë në verën e vitit 2023. I fundit ishte gjeneral-lejtant Oleg Chukov , i cili u vra në një sulm në një hotel ku pritën komandantët ushtarakë rusë në Berdyansk, në bregdetin jugor të okupuar të Ukrainës.

Ukrainasit nga ana tjetër thonë se shtatë gjeneralë të tjerë rusë ishin të vdekur, por të paktën tre prej tyre që atëherë është treguar se janë ende gjallë.

​Lavrov nga Shkupi kritikon Blinkenin dhe Borrellin: Frikacakë, keni frikë të ballafaqoheni me fakte

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp, shprehu keqardhjen që në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur dje në Shkup, ka pasur një situatë ku nuk ka pasur arsye për të festuar përvjetorin e OSBE-së, ai madje u shpreh shumë kritik ndaj kolegëve të tij të perëndimit.

“Shohim një degradim të gjithçkaje në të tre dimenzionet e sigurisë, ushtarak dhe politik, ekonomik, humanitar dhe të drejtat e njeriut. Nuk do të jap shembuj por vetëm më lejoni të them se kolegët tanë nga perëndimi nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre, kanë bërë shkatërrimin e OSBE-së me këmbëngulje të madhe dhe 90% e fjalimeve dje nga kolegët e perëndimit ishin pikërisht për këtë. Kishte vetëm pak zëra të arsyeshëm dje, që na kujtuan se OSBE-ja është themeluar për bashkëpunim dhe siguri të përbashkët”, deklaroi Lavrov.

Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.

“Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov.

Ukraina thotë se Rusia ka shkatërruar mbi 170.000 ndërtesa

Mbi 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë.

Kështu tha Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

“Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë”, shkroi Shuiak në një blog, raportuan agjencitë e lajmeve në Ukrainë.

Në këtë shifër përfshihen mbi 20.000 ndërtesa banimi.

Sipas këtij raporti, mbi 3.500 institucione të armsimit dhe 420 ndërtesa të kompanive të mëdha dhe të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroportet ushtarake dhe ato civile, 344 ura dhe vendkalime si dhe 25.000 rrugë po ashtu janë shkatërruar.

Shuliak tha se detyra nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve në gjendjen që kanë qenë para luftës, por që ato të rindërtohen edhe më mirë.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe duke vrarë afër 10.000 civilë.

Navalny thotë se po përballet me një rast të ri penal

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është duke shërbyer 19 vjet burgim nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht, më 1 dhjetor tha se autoritetet kanë hapur një rast të ri penal ndaj tij.

Në postimet e bashkëpunëtorëve të tij në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha se ka pranuar një letër nga Komiteti Hetues i Rusisë përmes së cilës është informuar për hapjen e një rasti të ri ndaj tij për “krime sipas pikës dy të nenit 214 të Kodit Penal”, që ka të bëjë me vandalizëm.

“Shumë rrallë ndodh që një i burgosur që gjendet në izolim për më shumë se një vit, ka pasur një ekzistencë vibrante sociale dhe politike”, thuhet në një nga postimet në X, që iu atribuua Navalnyt.

“Kjo nënkupton se ata kanë iniciuar një rast të ri penal ndaj meje çdo tre muaj”.

Më 21 nëntor, ai u fut në izolim 15-ditor për shkelje të paspecifikuara, pasi kishte përfunduar qëndrimin në izolim një ditë më herët. Ishte hera e 23-të që Navalny është vendosur në qeli të izoluar që nga gushti i vitit 2022, apo thënë ndryshe, ai ka qëndruar 266 ditë në izolim.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në gusht iu rrit dënimi në 19 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për krijimin e një organizate ekstremiste dhe u transferua në një burg “me regjim më të ashpër”.

Dënimi paraprak i ishte shqiptuar më 2021, pasi kishte arritur në Moskë nga Gjermania, ku ishte trajtuar nga një helmim, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.

Para se të burgosej, ai ishte opozitari më i zëshëm që organizoi protesta të mëdha kundër Qeverisë ruse.

Tre prej avokatëve të Navalnyt - Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster - janë arrestuar në tetor dhe po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një komunitetit ekstremist, për shkak të lidhjeve të tyre me Navalnyn dhe me fondacionin e tij kundër korrupsionit.

ISW: Kremlini i shqetësuar se si ndryshimi i pikëpamjeve ruse për luftën në Ukrainë mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 2024

Nga: Bota sot

Diktatori rus Vladimir Putin ka të ngjarë të përqendrojë fushatën e tij presidenciale në stabilitetin e brendshëm të pretenduar të Rusisë dhe në rritjen e kritikave ndaj Perëndimit në vend që të fokusohet në luftë, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tij të fundit.

Putin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë ruse kanë sinjalizuar tashmë synimin e tyre për të intensifikuar përpjekjet e censurës duke pretenduar se disa qytetarë rusë që u larguan nga Rusia dhe të tjerë ende në Rusi kanë filluar përpjekjet për të diskredituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale ruse dhe se Rusia do të bëjë "çdo gjë të nevojshme" për të parandaluar ndërhyrje në zgjedhje.

Autoritetet ruse janë përpjekur gjithashtu të konsolidojnë kontrollin mbi hapësirën ruse të informacionit dhe kanë intensifikuar masat për të inkurajuar autocensurën.

ISW tregoi se lufta në Ukrainë ka krijuar "tensione të reja sociale dhe ka përkeqësuar ato ekzistuese brenda Rusisë", të cilat mbeten shumë të dukshme në hapësirën e informacionit ruse, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për censurimin e Kremlinit. Blogerët ushtarakë rusë sugjeruan që zyrtarët politikë rusë që financonin kanalet Telegram i urdhëruan blogerët të ndërpresin debatet dhe kritikat për ushtrinë ruse përpara zgjedhjeve presidenciale ruse.

"Kremlini ka të ngjarë të përpiqet të mbështesë mbështetjen popullore për Putinin në të gjithë Rusinë duke krijuar një rrjet "proxy" për të bërë fushatë në emër të Putinit," tha ISW.

Grupi ukrainas i ransomware u çmontua nga forcat e rendit

Nga: Bota sot

Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit nga shtatë vende kanë çmontuar një grup ukrainas ransomware, duke sekuestruar qindra pajisje dixhitale në proces, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust) në një deklaratë më 28 nëntor.

Autorët, që besohet se kanë prekur mbi 1,800 viktima në 71 vende, kishin në shënjestër kryesisht korporatat e mëdha - duke e çuar biznesin në bllokim dhe duke shkaktuar qindra miliona dollarë humbje.

Grupi u akuzua për kompromentimin e rrjeteve të TI-së përmes sulmeve me forcë brutale, sulmeve SQL ndaj aplikacioneve të të dhënave dhe për vjedhjen e kredencialeve përmes emaileve phishing me bashkëngjitje me qëllim të keq.

Shënimet e shpërblesës u paraqitën më pas viktimave, duke i detyruar ata të dërgonin Bitcoin te sulmuesit në këmbim të çelësave të deshifrimit. Eurojust vuri në dukje se oficerët e ligjit dhe të zbatimit gjyqësor nga Franca, Gjermania, Holanda, Zvicra, Norvegjia dhe SHBA-ja ndihmuan Ukrainën në hetim.

Midis janarit 2022 dhe shtatorit 2023, 4,000 sulme kibernetike u regjistruan nga Ekipi i Reagimit të Emergjencave Kompjuterike të Ukrainës, kryesisht që rrjedhin nga aktorë joshtetërorë pro-rusë që synonin infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe sektorin e saj bankar. Gjatë rrjedhës së luftës, Ukraina ka investuar shumë në aftësitë e saj të mbrojtjes kibernetike dhe ka rritur taktikat e saj sulmuese kibernetike që synojnë asetet ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat