​Mbreti Charles thotë se COP28 është një 'pikë kthese kritike' në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Evropë

​Mbreti Charles thotë se COP28 është një 'pikë kthese kritike' në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 12:22
Mbreti Charles

Mbreti Charles u ka kërkuar liderëve botërorë të mbledhur në Dubai që ta bëjnë samitin e klimës COP28 një "pikë kthese kritike" në luftën për të trajtuar ngrohjen globale, shkruan SkyNews.

Nevojitet "veprim i vërtetë" për të trajtuar krizën klimatike dhe për t'i larguar njerëzit dhe kombet "larg nga praktikat që e bëjnë botën tonë më të rrezikshme", u tha ai udhëheqësve globalë.

Ai tha se shpresa e botës mbështetet në vendimmarrjen e tyre gjatë samitit - të cilin ai e përshkroi si një "mundësi që nuk duhet humbur" për të reduktuar rrezikun me të cilin përballet globi nga ndryshimet klimatike.

"Unë vetëm mund t'ju bëj thirrje që ta përmbushni atë me ambicie, imagjinatë dhe një ndjenjë të vërtetë të urgjencës me të cilën përballemi, dhe së bashku me një përkushtim ndaj veprimit praktik nga i cili varet e ardhmja jonë e përbashkët", tha ai.

Ai paralajmëroi se bota nuk mund të "vazhdojë më sikur nuk ka kufij - ose sikur veprimet tona nuk kanë pasoja".

Duke reflektuar për COP21 që kulmoi me Marrëveshjen e Parisit, Mbreti Charles tha se shpresonte se COP28 "do të ishte një tjetër pikë kthese kritike drejt veprimit të mirëfilltë transformues në një kohë kur, tashmë, siç kanë paralajmëruar shkencëtarët për kaq shumë kohë, ne po shohim që po arrihen pika alarmante”.

"Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime duke u përpjekur të paralajmëroj për kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballemi mbi ngrohjen globale, ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit," tha ai.

"Janë bërë disa përparime të rëndësishme, por më shqetëson shumë që ne mbetemi kaq tmerrësisht larg".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat