​Borxhi shtetëror i Malit të Zi në fund të shtatorit arrin në 3.98 miliardë euro

Evropë

​Borxhi shtetëror i Malit të Zi në fund të shtatorit arrin në 3.98 miliardë euro

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Borxhi total i shtetit, pa depozita, në fund të muajit shtator arriti në 3.98 miliardë euro ose 60.18 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Malit të Zi.

“Borxhi i përgjithshëm shtetëror me depozita në fund të shtatorit arriti në 3,75 miliardë euro ose 56,6 për qind e PBB-së”, thuhet në raportin e kësaj ministrie.

Borxhi i jashtëm arriti në 3.59 miliardë ose 54.25 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arriti në 393.14 milionë euro, ose 5.93 për qind të PBB-së. Në fund të shtatorit, depozitat arritën në 237.33 milionë euro.

“Gjatë tremujorit të tretë ka pasur një ulje të borxhit të shtetit në krahasim me tremujorin e dytë për 37.71 milionë euro. Reduktimi i borxhit është pasojë e shlyerjes së rregullt të detyrimeve të borxhit dhe faktit që nuk ka pasur borxhe shtesë gjatë tremujorit të tretë”, thuhet në raport.

Rreth 5.96 milionë euro janë tërhequr gjatë tremujorit të tretë për realizimin e projekteve në fushën e aktiviteteve komunale, efiçiencë energjetike, përmirësim të infrastrukturës rrugore e të ngjashme, ndërsa në të njëjtin tremujor nuk ka pasur hua të reja për financim buxhetor.

“Gjatë tremujorit të tretë, shlyerja e borxhit të shtetit është realizuar në bazë të parimit në shumën totale prej 54.75 milionë euro, nga të cilat 5.63 milionë euro kanë të bëjnë me shlyerjen e borxhit ndaj rezidentëve, ndërsa shlyerja e borxhit ndaj jo-rezidentëve është 49.12 milionë. Në të njëjtën periudhë janë shlyer kamata në vlerë 30.56 milionë euro, nga të cilat shlyerja e interesit vendor ka qenë 1.92 milionë, ndërsa shlyerja e interesit të huaj është 28.64 milionë euro”, thuhet në njoftim. /RTCG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat