Aksident tragjik në Itali, vetura përfundon në kanal - vdesin 4 të rinj

Evropë

Aksident tragjik në Itali, vetura përfundon në kanal - vdesin 4 të rinj

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi e vërtetë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Itali.

Një aksident i ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për katër të rinj, rreth të 20-ave.

Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMW Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal.

Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena.

Trupat e katër viktimave u gjetën nga polumbarët dhe forcat zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat