Gjermania do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare

Evropë

Gjermania do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Nancy Faeser

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka thënë se kontrollet për personat që kalojnë në Gjermani në kufirin me Poloninë, Zvicrën dhe Republikën Çeke do të zgjaten edhe për dy muaj të tjerë.

Faeser i tha gazetës gjermane Rheinische Post se masat që ishin caktuar të përfundonin më 15 dhjetor do të vazhdonin të paktën deri në shkurt.

“Masat tona po funksionojnë. Lufta jonë kundër biznesit të paskrupullt të kontrabandistëve të njerëzve, të cilët rrezikojnë brutalisht jetët njerëzore, është e suksesshme”, tha ministrja socialdemokrate.

Qëllimi i shtimit të kontrolleve është të zvogëlohet numri i njerëzve që migrojnë në Evropë për të hyrë në Gjermani, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.

Megjithëse Zona Shengen, në të cilën janë anëtarë të të katër vendet, lejon udhëtimin pa viza midis shteteve, anëtarët kanë vendosur rregullisht kontrolle kufitare për të penguar lëvizjen e individëve jashtë BE-së – por veçanërisht refugjatëve brenda zonës Shengen.

Gjermania ka kryer kontrolle kufitare në kufirin me shtetin tjetër anëtar të BE-së, Austrinë që nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat