“Jeta e tij është në rrezik”, bashkëpunëtorët e Navalny të shqetësuar për shëndetin e tij

Evropë

“Jeta e tij është në rrezik”, bashkëpunëtorët e Navalny të shqetësuar për shëndetin e tij

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:19
Alexei Navalny

Bashkëpunëtorët e afërt të liderit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny, zbuluan se ekziston një shqetësim i madh për shëndetin e tij, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë mundur ta kontaktojnë.

Alexei Navalny, 47 vjeç, po vuan një dënim të ri nëntëmbëdhjetë vjet në një koloni penale në lindje të Moskës dhe është dënuar me një total prej më shumë se tridhjetë vjetësh, me akuza të përshkruara si “të sajuara” nga mbështetësit e tij për të qëndruar edhe më gjatë shumë larg jetës së lirë dhe në shtrirje të arenës politike.

Ndihmësit e të burgosurit politik raportuan se përfaqësuesit e tij ligjorë qëndruan jashtë kolonisë gjatë gjithë ditës, por ata nuk u lejuan të hynin në burg për ta parë. Ata gjithashtu pretenduan se ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore për rastin.

“Mësuam se javën e kaluar, ai pati një incident të rëndë në lidhje me shëndetin e tij. Jeta e Navalny është në rrezik të madh. Ai është në izolim të plotë, pikërisht tani”, shkroi në një postim Maria Peftsikh, Presidente e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat