Zjarr në një spital në Itali, ndërrojnë jetë 4 pacientë, mbi 200 të evakuuar

Evropë

Zjarr në një spital në Itali, ndërrojnë jetë 4 pacientë, mbi 200 të evakuuar

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 07:55
Itali

Të paktën katër persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu gjatë mbrëmjes në spitalin e Tivolit, në periferi të Romës.

Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, një i tretë si pasojë e një ataku kardiak si dhe një pacient tjetër.

Rreth 200 pacientë u larguan nga godina. Mes tyre janë 7 fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.

Flakët janë shuar, por evakuimi i spitalit, i mbushur me tym, vazhdon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat