Prag tragjedie në Itali/ Përplasen dy trena në Ravena, plagosen 17 persona

Evropë

Prag tragjedie në Itali/ Përplasen dy trena në Ravena, plagosen 17 persona

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 22:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali në zonën e Ravenës. Dy trena janë përplasur me njëra-tjetrën përgjatë linjës hekurudhore Bolonja-Rimini.

Sipas mediave italiane raportohet për momentin për 17 persona të plagosur.

Trafiku hekurudhor në linjën Bolonja-Rimini është pezulluar.

Sakaq në vendngjarje përveç policisë dhe ambulancës, janë edhe forcat zjarrfikëse të cilat po ndihmojnë në nxjerrjen e pasagjerëve prej dy trenave të përplasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat