Merret në pyetje Rishi Sunak/ Hetimi se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë së Covid

Evropë

Merret në pyetje Rishi Sunak/ Hetimi se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë së Covid

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:33
Rishi Sunak

Hetimi për pandeminë e COVID-it, që po kryhet në Britani, ku janë duke u thirrur gjithë aktorët kryesorë që u morën me përballimin dhe menxhimin e asaj situate, po merr trajtat e një telenovele, me nota të theksuara qesharake, ç’ka ka bërë që opinion publik, politik dhe mediatik, të ngrejë vetullat në shenjë mosbesimi dhe shock-u për çfarë ka dal nga goja e të marrëve në pyetje.

Fillimisht, ishte ish-kryeministri Boris Johnson ndër “bishat” e politikës, që dha dëshmi, i njohur gjerësisht si “pinoku” i politikës britanike, për shkak të moskonsistencës dhe natyrës se vërtetuar gënjeshtare të prononcimeve të tij, kur deklaroi se ai kishte humbur telefonin e tij celular, kur e pyetën, nëse i kishte në WhatsApp komunikimet me pjesëtarë të tjerë të rëndësishëm të kabinetit të tij qeveritar.

Pas tij i erdhi radha njeriut të 225 më të pasur në Britani, kryeministrit aktual Rishi Sunak, i cili në atë botë, ishte Ministri i Financave të qeverisë së Boris Johnson, njërit nga pasuesit e tij në këtë post.

Edhe Rishi Sunak njësoj si ish-bosi i tij, ka deklaruar se ai nuk i ka më mesazhet e tij në këtë platformë, pasi ka ndryshuar disa herë telefonat celularë që nga ajo kohë dhe nuk është se ishte ndonjë përdorues profili i WhatsApp-it.

Në rastin e Boris Johnson që ka humbur celularin, duket në rastin më të mirë, si një aksident apo një rast fatkeq, ndërsa në rastin e kryeministrit të sotëm më shumë po duket si konspiracion. Gjithçka po duket dhe tingëllon si telenovelë.

E nëse do duhet t’i shkohet deri në fund këtij hetimi dhe të zbulohet e vërteta e komunikimeve mes zyrtareve më të lartë të kabinetit qeveritar britanik, komunikimet në WhatsApp edhe nëse telefoni humbet apo ndërrohen numrat, kjo gjë është shumë e lehtë dhe këto komunikime sërish janë të rikuperueshme  teknikisht nga operatorët telefonik, siç veprojnë institucionet ligjzbatuese britanike kur hetojnë për krimin e organizuar dhe jo vetëm, një praktikë dhe të dhëna që përdoren rëndom nëpër gjykatat britanike si prova materiale në proceset gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat