Prodhuesi turk i dronëve mburret: Fluturakja pa pilot Bayraktar ka arritur 750 mijë orë fluturim

Evropë

Prodhuesi turk i dronëve mburret: Fluturakja pa pilot Bayraktar ka arritur 750 mijë orë fluturim

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:43
Ilustrim

Selcuk Bayraktar, njeriu i parë i kompanisë Baykar, është mburrur në rrjetet sociale me suksesin e madh të fluturakes pa pilot Bayraktar TB2, i cili prej kohësh është i pranishëm në shumë vende të botës.

Përkatësisht, kompania, por edhe pronari i saj, u mburr me faktin se Bayraktar TB2 kishte arritur 750 mijë orë fluturimi, që u shënua si rezultat mbresëlënës.

“Bayraktar përdoret në mënyrë aktive nga ushtria ukrainase. U organizuan fushata në Lituani, Ukrainë, Poloni, Letoni, Norvegji, Spanjë dhe Kanada për të blerë Bayraktar TB2, dhe për t’ia dhuruar ushtrisë ukrainase. Baykar nuk pranoi donacione të mbledhura nga fushatat e organizuara në Lituani, Ukrainë dhe Poloni dhe dhuruan ndihma të mbledhura për blerjen e Bayraktar TB2 për nevojat e ukrainasve”, tha Bayraktar.

Gjithashtu, u theksua se të gjitha pjesët kryesore të dronit, dizajni dhe softueri ishin punë e punëtorëve turq dhe prodhohen në Turqi.

Përveç kësaj, kompania u mburr me faktin se kishte lënë pas vetes konkurrentë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat