Policia spanjolle sekuestron gati 11 tonelata kokainë

Evropë

Policia spanjolle sekuestron gati 11 tonelata kokainë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Policia spanjolle në portin Vigo në veriperëndim të vendit ka sekuestruar 7.5 tonelata kokainë nga Afrika e Jugut, e fshehur në peshkun e ngrirë ton që do të duhej të shpërndahej në Evropë, e 3.4 tonelata tjera u zbuluan në kontejnerët në jug të qytetit të Valencias.

Sekuestrimi prej 7.5 tonelata është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Galicias, rajon i Atlantikut, bregdeti shkëmbor i të cilit është përdorur për kontrabandë droge për dekada, u tha nga policia spanjolle.

Në operacionin e dytë, policia gjithashtu gjeti 3.5 tonelata kokainë të fshehur në kontejnerët e anijeve në lindje të portit të Valencias.

Policia arrestoi 20 persona që i përkisnin dy organizatave kriminale nga Ballkani, që sipas policisë spanjolle i kanë dhënë “goditjen e fuqishme” një prej rrjetit më të madh të shpërndarjes së drogës në Evropë.

Rrjeti i kontrabandës krijoi një kompani importi për tregtinë ndërkombëtare të peshkut të ngrirë dhe prodhimeve të detit, si dhe për investime në pasuri të paluajtshme, thuhet në njoftimin për shtyp.

Policia tha se gjatë një vëzhgimi njëmujor, oficerët e saj zbuluan se kompania po fshehte përfshirjen e saj në kontrabandën e drogës duke dërguar një numër të madh kontejnerësh nga deti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat