Orban thotë se Hungaria ende mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE

Evropë

Orban thotë se Hungaria ende mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 09:06
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pasi mbërrin në Bruksel. Belgjikë, 14 dhjetor 2023.

Hungaria do të mund të ndalojë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian më vonë nëse është e nevojshme, meqë BE kishte marrë një "vendim të keq" kur vendosi të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës, tha kryeministri Viktor Orban, për radion shtetërore.

Ai tha se nëse BE dëshiron të ndryshojë buxhetin e saj aktual, atëherë do të jetë një "mundësi e madhe për Hungarinë të thotë se duhet të marrë paratë që ka të drejtë”.

Liderët e Bashkimit Evropian vendosën të enjten t’i hapin bisedimet për anëtarësim në BE me Ukrainën dhe Moldavinë.

Hungaria ka kohë të gjatë që e kundërshtonte nisjen e bisedimeve me Kievin, megjithatë, nuk e përdori veton ndaj këtij vendimi.

Viktor Orban i cili abstentoi nga vendimi i BE-së të enjten, tha në një reagim në rrjetin social Facebook se vendi i tij nuk deshi "të marrë pjesë në një vendim të keq".

Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t'iu bashkuar BE-së pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat