Bie numri i duhanpirësve në Britani të Madhe

Evropë

Bie numri i duhanpirësve në Britani të Madhe

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë mund t’i ketë penguar njerëzit të lënë duhanin, sugjeron një raport i publikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkalla e ndërprerjes së duhanit në të gjithë Britaninë duket se ka “ngecur”, me më shumë të rinj që kanë nisur të pinë duhan gjatë pandemisë, me një rënie më të ngadaltë të lënies së duhanit në klasën e mesme sesa ata më pak të pasur.

Ekspertët e udhëhequr nga University College London (UCL) analizuan të dhënat nga viti 2020 deri në 2022 për të parë se çfarë ndikimi ka pandemia e COVID-19 në normat e pirjes së duhanit. Ata zbuluan se para pandemisë, norma e pirjes së duhanit po binte me 5.2 për qind në vit, por kjo normë u ngadalësua në 0.3 për qind në vit gjatë pandemisë.

Studiuesit sugjerojnë se më pak të pasurit ndjenin një nevojë më të madhe për ta lënë duhanin gjatë pandemisë, ndërsa më të pasurit dhe ata në role profesionale dhe menaxheriale mund të kenë vazhduar të pinë duhan për shkak të stresit.

Studiuesit thanë se të rinjtë gjithashtu përjetuan nivele më të larta të stresit dhe izolimit social gjatë pandemisë, “të cilat mund të kenë kontribuar në rritjen e normës së pirjes së duhanit në këtë grup”.

Autori kryesor dr. Sarah Jackson tha se “përhapja e duhanpirjes tek të rriturit në Angli ka rënë me një ritëm të qëndrueshëm për më shumë se 20 vjet”.

“Të dhënat tona tregojnë se kjo rënie është ndalur, me rritjen e ndërprerjes së duhanit që mund të kompensohet nga rritja e numrit të njerëzve që fillojnë të pinë duhan ose një rritje në rikthimin e mëvonshëm”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat