Sulm me dronë e raketa ndaj jugut të Ukrainës

Evropë

Sulm me dronë e raketa ndaj jugut të Ukrainës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Autoritetet ukrainase njoftuan të dielën se mbetjet e një droni të rrëzuar, vranë një civil në rajonin e Odesës. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 20 dronë që Rusia lëshoi gjatë natës.

Vetëm në rajonin e Odesës, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan nëntë dronë prodhim iranian, shkruante guvernatori Oleh Kiper në aplikacionin e mesazheve Telegram. Sipas tij ky ishte sulmi i tretë ajror rus në këtë rajon në javën e fundit.

Krahas dronëve, forcat ajrore ukrainase thanë se kishin shkatërruar një raketë me vetëdrejtim. Po kështu zyrtarë ukrainas thanë, por pa dhënë detaje, se Rusia kishte lëshuar edhe një raketë balistike Iskander që "nuk e kishte arritur" objektivin e saj.

Agjencia 'Reuters' nuk mundi t'i verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet dhe nuk ishte e qartë se sa dronë ishin lëshuar në total nga Rusia./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat