BE-ja miraton paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë

Evropë

BE-ja miraton paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të hënën.

Kjo paketë fokusohet në vendosjen e ndalimeve shtesë të importit dhe eksportit në Rusi dhe mbylljen e zbrazëtirave, thuhet në deklaratë, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Paketa e 12-të ndalon importin, blerjen ose transferimin direkt dhe indirekt të diamanteve nga Rusia.

Gjithashtu prezanton një ndalim të ri të importit të gazit të lëngshëm të naftës që do të ndikonte në importet vjetore me vlerë 1 miliard euro, shtoi BE-ja në deklaratë.

“Me paketën e 12-të, ne po paraqesim një grup të fuqishëm listimesh të reja dhe masash ekonomike që do të dobësojnë më tej makinën luftarake të Rusisë”, ka shkruar në X, nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“Mesazhi ynë është i qartë: ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë ndaj Ukrainës dhe do të vazhdojmë të mbështesim luftën e saj për liri dhe sovranitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat