​Klima e Skocisë 'po ndryshon më shpejt se sa pritej'

Evropë

​Klima e Skocisë 'po ndryshon më shpejt se sa pritej'

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Një studim nga Instituti James Hutton në Aberdeen thotë se muaji shkurt në disa zona është tashmë 2,5 gradë Celsius më i ngrohtë ndërsa reshjet janë në nivelet e parashikuara për vitin 2050.

Ata janë të shqetësuar se ndryshimet mund të ndikojnë në prodhimin e ushqimit dhe përpjekjet për të mbrojtur tokat që ruajnë karbonin.

Ajo vjen pasi bota theu një seri rekordesh të motit duke përfshirë vitin më të nxehtë dhe muajin më të nxehtë në korrik.

Studiuesit kanë krahasuar të dhënat e temperaturës dhe reshjeve nga periudha midis 1960-1989 në tre dekadat nga viti 1990 deri në vitin 2019.

Në disa pjesë të Skocisë, temperaturat në muajin shkurt u rritën nga 16.9C në 19.4C.

Ata thonë se ndryshimi është i krahasueshëm me gamën më të ulët të asaj që modelimi i klimës kishte parashikuar për 2020-2050.

'Përçarja e klimës'

Një seri stuhish kanë sjellë mot të paprecedentë në Skoci vitet e fundit.

Stuhia ‘Arwen’ në vitin 2021 solli erëra verilindore me shpejtësi 100 mph, të cilat rrafshuan pyje të tëra dhe lanë shumë persona pa energji elektrike për ditë të tëra.

Më pas këtë vit Stuhia ‘Babet’ shkaktoi shpërthimin e lumenjve në Brechin, Angus, duke shkaktuar përmbytje në më shumë se 400 prona.

Studimi zbuloi se Skocia ka përjetuar tashmë më shumë reshje dimërore sesa ishte parashikuar për mesin e shekullit.

Sipas studimit muaji shkurt dhe muaji prill janë bërë deri në 60 për qind më të lagësht në 30 vitet e fundit, veçanërisht në perëndim, krahasuar me tre dekadat e mëparshme.

Kjo tejkalon ndryshimin e parashikuar për vitin 2050, i cili pritej të shihte rreth 45-55 për qind më shumë shi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat