Sërish protesta të opozitës në Beograd, nëse nuk anulohen zgjedhjet do të bllokohet kryeqyteti serb

Evropë

Sërish protesta të opozitës në Beograd, nëse nuk anulohen zgjedhjet do të bllokohet kryeqyteti serb

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:07
Pamje nga protesta

Për të tretën natë me radhë, para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZZ) në qendër të Beogradit, përkrahësit e listës opozitare të Serbisë po protestojnë kundër dhunës për shkak të parregullsive në zgjedhje, para së gjithash për shkak të numrit të madh të votuesve nga jashtë vendit.

Lista më e madhe e opozitës në Serbi, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe zyrtarët evropianë janë të shqetësuar për rregullsinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi dhe dyshime të veçanta janë shprehur për procesin zgjedhor në Beograd..

Krerët e koalicionit “Serbia kundër dhunës” po kalojnë ditën e tretë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, ku ndodhet selia e RIK-ut (KQZ-së), ndërsa Marinika Tepiq, bartësja e kësaj liste në zgjedhjet republikane, është në grevë urie, siç thotë ajo, deri te anulohen zgjedhjet.

“Sonte është afati i fundit për paraqitjen e kundërshtimeve në komisionet zgjedhore, avokatët tanë do të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet – parlamentare, lokale dhe krahinore”, tha Mirsollav Aleksiq para turmës para RIK-ut të mërkurën në mbrëmje.

Siç tha ai, ka gjithnjë e më shumë informacione për parregullsitë zgjedhore, siç është sjellja e njerëzve nga jashtë Beogradit për të votuar në Beograd dhe zgjedhje të tjera lokale.

Protestat do të mbahen çdo ditë nga ora 18:00 para RIK-ut, ndërsa nëse nuk plotësohen kërkesat në dy lokacione të qytetit, do të ketë bllokada, u bë e ditur në protestë.

Protestat janë “presioni i papërshtatshëm dhe i papranueshëm”, tha kryetari i KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, duke shtuar se KQZ-ja nuk është e autorizuar të thërrasë apo të mbajë zgjedhje të reja të qytetit.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, në rrjetet sociale u shfaqën akuza për sjelljen e organizuar të votuesve nga Republika Srpska, një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, para Stark Arenës në Beograd.

Të mërkurën, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje qytetarëve të Republikës Srpska, siç tha ai, për “fushata e tmerrshme të zhvilluar kundër tyre nga një pjesë e publikut politik në Beograd”, duke thënë se vullneti elektoral i qytetarëve do të mbrohet.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se një numër i vogël i njerëzve nga Republika Srpska votuan dhe se kjo ishte në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë.

Në mbledhjen e KQZ-së, ndërkaq, u vendos që votimi në zgjedhjet parlamentare të përsëritet në rreth 28 vendvotime në Serbi.

Votimi në ato vende do të përsëritet më 30 dhjetor “për shkak të pamundësisë së konstatimit të rezultateve ose për shkak të anulimit të votave”, njoftoi KQZ. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat