Presidenti hungarez thotë se e ka pranuar ftesën për takimin e Zelenskyt

Evropë

Presidenti hungarez thotë se e ka pranuar ftesën për takimin e Zelenskyt

Nga: A.Zh Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Viktor Orban dhe Volodymyr Zelensky

Udhëheqësi nacionalist hungarez Viktor Orban, tha se ai ka pranuar një ftesë nga Volodymyr Zelensky për të mbajtur një takim dypalësh në një moment në të ardhmen.

Kjo do të shënonte takimin e parë zyrtar dypalësh midis dy liderëve që nga fillimi i luftës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Orban tha se Zelensky propozoi takimin në fillim të këtij muaji dhe sugjeroi që dyshja duhet të "negociojnë".

"I thashë se do të jem në dispozicion të tij. Duhet të sqarojmë vetëm një pyetje: për çfarë?", tha ai.

Orban pohoi se presidenti ukrainas donte të diskutonte ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në, një masë që Hungaria e kundërshton fuqishëm.

Më herët, Orban gjithashtu u duk se dha një shpjegim se pse ai bllokoi një paketë ndihme shumëvjeçare prej 50 miliardë eurosh për Kievin në fillim të këtij muaji.

Udhëheqësi hungarez tha se paratë për Ukrainën nuk duhet të vijnë nga buxheti qendror i BE-së dhe do të ishte "një vendim i keq".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat