Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi, i bën pyetje “epike”

Evropë

Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi, i bën pyetje “epike”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Politikania serbe, Rada Trajkovic

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan, Christopher Hill, lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Serbi e për të cilin organizatat monitoruese kanë ngritur shqetësime të jashtëzakonshme.

Trajkovic ka rikujtuar deklarimet e Joe Biden se SHBA-ja duhet të flasë sa herë që cenohet demokracia, dhe e ka pyetur ambasadorin Hill se “A je në një linjë me presidentin Biden”, ka shkruar Trajkovic.

Hill sot ka deklaruar se “SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit”.

Hill tha gjithashtu se është e nevojshme që vendi të ketë “një lloj qëndrueshmërie”, që të mund “të rikuperohet nga këto momente” pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin”, dhe theksoi se. Serbia duhet t’i zgjidhë këto çështje përmes institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat