Pushimet kthehen në makth! Do të shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

Evropë

Pushimet kthehen në makth! Do të shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

100 qytetarë nga Selaniku, të cilët donin të kalonin festat e Krishtlindjeve në Vjenë mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore.

Udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e një dite më parë me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e parashikuar, sipas Protothema.

Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, 200 kilometra larg Vjenës. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.

Pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në autobusët e ndaluar, hapi rrugën dhe qytetarët mbërritën në destinacionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat