​Policia gjermane kritikohet pasi qëlloi për vdekje 49-vjeçarin nga afërsia

Evropë

​Policia gjermane kritikohet pasi qëlloi për vdekje 49-vjeçarin nga afërsia

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Përdoruesit e rrjeteve kritikuan ashpër të dielën policinë gjermane për vrasjen e Ertekin Ozkan, 49-vjeç, nga një distancë e afërt, duke thënë në postimet në rrjetet sociale se oficerët duhet ta kishin plagosur në vend që ta qëllonin për vdekje.

Të shtunën në mbrëmje, policia në qytetin jugor gjerman të Mannheim vrau Ozkanin pasi pretendoi se ai mbante një thikë dhe kërcënonte oficerët për të sulmuar.

Pas të shtënave fatale, metoda e “neutralizimit” e policisë gjermane u kritikua shumë në rrjetet sociale.

Duke reaguar ndaj disa videove të postuara në rrjetet sociale ku shihet gjuajtja ndaj Ozkanit teksa ndodhej 3-4 metra larg ekipit të policisë, përdoruesit e rrjeteve sociale theksuan se policia duhej të kishte tentuar ta plagoste në vend që ta qëllonte për vdekje.

Konsulli i Përgjithshëm turk në Karlsruhe, Mahmut Niyazi Sezgin, ka vizituar familjen e Ozkanit për të shprehur ngushëllimet e tij.

Ai është informuar edhe nga policia lokale për ngjarjen tragjike.

Policia në Mannheim vrau Ozkan të shtunën në mbrëmje pasi pretendoi se ai mbante një thikë dhe kërcënonte oficerët.

Prokurori lokal dhe departamenti i policisë lëshuan më vonë një deklaratë të përbashkët në të cilën ata pretenduan se Ozkan kishte thirrur policinë dhe kishte pranuar se kishte kryer një krim.

Kur efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur personin që mbante në dorë një thikë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai ka kërcënuar efektivët dhe për pasojë ekipi i policisë është dashur të përdorë armët e zjarrit.

“49-vjeçari u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital nën masat e menjëhershme të ringjalljes, ku më pas ndërroi jetë”, thuhet në njoftim. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat