Vuçiq informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

Evropë

Vuçiq informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka informuar për protestat e mbrëmshme në Beograd.

“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.

35 protestues u arrestua nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat