Rreth 100 punonjës të Airbus janë sëmurë pas festës së Krishtlindjeve të kompanisë

Evropë

Rreth 100 punonjës të Airbus janë sëmurë pas festës së Krishtlindjeve të kompanisë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Airbus

Festat e fundvitit për kompaninë Airbus të Francës, morën një kthesë të keqe pasi disa punonjës u sëmurën pas një feste Krishtlindjesh.

“Rreth 100 punonjës të Airbus Atlantic janë sëmurë nga ushqimi i drekës së Krishtlindjeve, të cilën e ka organizuar kompania”, tha një zëdhënës i kompanisë Airbus, i cili nuk e specifikoi llojin e ushqimit që dyshohet të jetë shkaktari.

Airbus Atlantic, i themeluar në vitin 2022, funksionon me 13 mijë punonjës në pesë vende të ndryshme.

Megjithatë, dreka fatkeqe e Krishtlindjeve ndodhi në Francë, raporton CNN.

Sipas zëdhënësit, askush nuk u sëmurë rëndë nga incidenti, pasi të gjithë shumë shpejt janë kthyer në punë.

Shkaku i shpërthimit të “sëmundjes” po hetohet nga autoritetet shëndetësore franceze, të cilat dëshirojnë të sigurohen se kjo nuk do të përsëritet më. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat