Eksperti amerikan për protestat në Serbi: Ua shtoi stresin SHBA-së dhe BE-së

Evropë

Eksperti amerikan për protestat në Serbi: Ua shtoi stresin SHBA-së dhe BE-së

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:09
Edward Joseph

Edward Joseph, ligjërues universitar, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor dhe analist i politikës së jashtme, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, ka thënë se vala e protestave masive të opozitës serbe, për momentin është duke stresuar jo vetëm Serbinë, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili citohet të ketë thënë se “zgjedhjet janë një stress test për demokracinë”, duke iu referuar zgjedhjeve të jashtëzakonshme qendrore të Serbisë të mbajtura më 17 dhjetor. Prandaj, ai ka vlerësuar se përderisa vazhdojnë protestat, stresi do të jetë mbi zyrtarët e SHBA dhe BE-së.

Një protestë e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” është zhvilluar të dielën para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) në kryeqytetin serb, derisa qindra protestues kanë tentuar të futen brenda Asamblesë Komunale të Beogradit, duke thyer xhamat e dyerve dhe dritareve në shenjë revolte për rezultatet e zgjedhjeve.

Policia e Serbisë, sipas raportimit të mediave në terren, ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërsa janë arrestuar mbi 35 protestues e janë lënduar disa të tjerë, kërkesa e të cilëve është anulimi i zgjedhjeve dhe shpallja e një cikli të ri zgjedhor për shkak të parregullsive të raportuara gjatë procesit të votimit, veçanërisht në kryeqytetin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat