Zëvendëskomandanti i policisë në Beograd, refuzon të përgjigjet kur pyetet se ku gjenden studentët e arrestuar

Evropë

Zëvendëskomandanti i policisë në Beograd, refuzon të përgjigjet kur pyetet se ku gjenden studentët e arrestuar

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:49
Miroslav Aleksiq

Zëvendës-komandanti i policisë për qytetin e Beogradit, nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit se ku ndodhen studentët e arrestuar.

As një nga bartësit e listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq, nuk ka arritur ta marrë vesh atë informacion, i cili ka folur me zëvendës-komandantint para stacionit të policisë së Beogradit.

“Prindërit nuk e dinë se ku janë fëmijët e tyre. Ata janë në disa stacione policore në të gjithë Beogradin. Nuk kemi mundur të marrim informacion nga zëvendësshefi i policisë për qytetin e Beogradit”, tha Aleksiq.

Siç theksoi ai, atyre u është thënë se nesër mund të marrin informacione përmes emailit dhe se prindërit mund të telefonojnë dhe të pyesin se ku janë fëmijët e tyre.

“Kemi diskutuar edhe për sjelljen e policisë gjatë demonstratës të së dielës në mbrëmje. Më interesuan veçanërisht veprimet e policit që dje u godit me shkop nga policia. Në një moment ai hyri në Parlament, në një tjetër arrestoi protestuesit, në të tretin u godit me shkop nga policia, gjë që është shumë interesante dhe simptomatike”, shpjegoi Aleksiq.

Ai tha se koalicioni “Serbia kundër dhunës” ofron ndihmë juridike për të gjithë studentët e arrestuar.

“Ne po protestojmë kundër brutalitetit të policisë që ndodhi mbrëmë, kur xhandarmëria doli dhe filloi të rrahë të gjithë ata që erdhën”, tha Aleksiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat