Rusia konfirmon se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në Krime

Evropë

Rusia konfirmon se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në Krime

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është goditur gjatë natës nga aviacioni ukrainas në Krime.

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në Detin e Zi gjatë një sulmi nga Ukraina.

Sulmi u zhvillua në portin e Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës të së hënës.

Ministria e Mbrojtjes tha se anija e madhe Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që me raketa të udhëzuara.

Më herët, kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se avionët e saj luftarakë kishin shkatërruar anijen.

Një person u vra në sulm, sipas kreut të Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov.

Ai shtoi se gjashtë ndërtesa u dëmtuan dhe se një numër i vogël njerëzish duhej të dërgoheshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

Operacionet e transportit të portit thuhet se po funksionojnë normalisht, pasi zjarri i shkaktuar nga sulmi u vu nën kontroll.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, por është nën pushtimin rus pasi u kap dhe u aneksua në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat