Burri në Bosnje e Hercegovinë sulmohet nga dy persona – njëri e godet me grushte e tjetri me sëpatë në kokë

Evropë

Burri në Bosnje e Hercegovinë sulmohet nga dy persona – njëri e godet me grushte e tjetri me sëpatë në kokë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video nga Banja Lluka e Bosnje e Hercegovinës që po qarkullon në rrjetet sociale, ka shokuar opinionin.

Bëhet fjalë për një sulm brutal nga një burri, i cili goditet me grushta në fytyrë nga një person – derisa një tjetër vazhdimisht e godet më sëpatë në kokë, transmeton Telegrafi.

Qeveria e RMV-së sot do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare

U shfaq para kamerave me kafe të Starbucks, pushohet nga puna prezantuesja turke e lajm...

Persona të panjohur vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi në Prishtinë

Bucks rikthehen te fitoret, triumfojnë në udhëtim te Nets

Partitë në Maqedoni përplasen për qeverinë teknike dhe përbërjen e KSHZ-së

Lexo më shumë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur viktima ec rrugës, dhe në një moment i afrohet një burrë dhe menjëherë fillon ta sulmojë.

Derisa dyshja po përlesheshin, aty shfaq sulmuesi i dytë me sëpatë në dorë që e godet mbi katër herë duke e zënë pranë disa kontejnerëve.

Akoma nuk dihet se kush ishin sulmuesit apo nëse është kërkuar paraburgim për ta. Gjithashtu nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të viktimës.

Në fund të videos shihet sesi policia shfaqet në vendin e ngjarjes, dhe hasë në njërin nga sulmuesit që dukej se nuk i bënte fare përshtypje. Për ta shikuar videon klikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat