Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Evropë

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë prej 4.7 Ballë ka goditur Bosnjë dhe Hercegovinën, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet u regjistruan 62 kilometra në veri-perëndim të Sarajevës dhe 13 kilometra në veri të Zenica-s.

Sipas EMSC-s, tërmeti kishte një thellësi prej 9 kilometrave, megjithatë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose për dëme të mundshme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat