Pesë fëmijë në mesin e 11 personave të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Pokrovsk

Evropë

Pesë fëmijë në mesin e 11 personave të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Pokrovsk

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë fëmijë ishin në mesin e 11 personave të vrarë nga një sulm raketor rus që goditi në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Pokrovsk, ka thënë guvernatori i pjesës së kontrolluar nga ukrainas të rajonit të Donetsk.

Sipas Reuters, Vadym Filashkin i tha televizionit ukrainas se forcat ruse u angazhuan në “granatimet masive” të Pokrovsk rreth orës 15:00.

Ai citohet të ketë thënë:

Si pasojë e këtij sulmi barbar humbën jetën 11 persona, mes të cilëve pesë fëmijë të moshës tre deri në 17 vjeç.

Dhjetë persona u plagosën. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Më afër mëngjesit do të kemi një kuptim më të mirë të shifrave përfundimtare të atyre që u plagosën.

Në përgjigje të raporteve për sulmin, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkroi në Telegram se “Rusia duhet të ndiejë – gjithmonë të ndjejë – se asnjë sulm i tillë nuk do të shkojë pa pasoja për shtetin terrorist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat