Papa Françesku kundër lindjeve surrogate: Të ndalohen ndërkombëtarisht

Evropë

Papa Françesku kundër lindjeve surrogate: Të ndalohen ndërkombëtarisht

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:06
Papa Franqesku

Papa Françesku është shprehur kundër lindjeve surrogate, duke thënë se duhet ndaluar ndërkombëtarisht. Papa thotë se ‘fëmija është dhuratë dhe jo një objekt kontrate.’

“Rruga drejt paqes kërkon respekt për jetën, për çdo jetë njerëzore, duke filluar nga ajo e fëmijës së palindur në barkun e nënës, i cili nuk mund të shtypet apo të bëhet objekt komercializimi.

Në këtë drejtim, e konsideroj të mjerueshme praktikën e të ashtuquajturës amësi zëvendësuese, pasi cenon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës së saj. Le të jetë e ndaluar në nivel universal.

Surrogacia është bazuar në shfrytëzimin e një situate të nevojës materiale të nënës. Fëmija është gjithmonë dhuratë dhe kurrë objekt kontrate. Prandaj shpresoj në një angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për ta ndaluar këtë praktikë në një nivel universal.”, nënvizoi Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat