Suedia do të dërgojë trupa në Letoni vitin e ardhshëm, edhe pse s’është anëtare e NATO-s

Evropë

Suedia do të dërgojë trupa në Letoni vitin e ardhshëm, edhe pse s’është anëtare e NATO-s

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka njoftuar se do të dërgojë trupa në Letoni vitin e ardhshëm.

Kjo si pjesë e një force të udhëhequr nga Kanadaja për të penguar Rusinë nga sulmi – edhe pse Suedia nuk është ende një anëtare e plotë e NATO-s.

Shefi i qeverisë suedeze tha se Rusia “po përpiqet të destabilizojë të gjithë Evropën me kërcënime, dezinformata dhe sulme kibernetike”.

Ai tutje theksoi se “vendi natyror i Suedisë është në NATO, dhe se nuk do të humbas kohë duke pritur për ratifikimet përfundimtare”, raporton The Guardian.

Shteti suedez ende është duke pritur që Turqia dhe Hungaria të miratojnë aplikimin e saj për NATO-n, të cilin e dorëzoi në majin e vitit 2022.

Ky aplikim u bë në të njëjtën kohë me Finlandën, e cila u bë anëtare e NATO-s, në prillin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat