Pronari i restorantit në Britani i dërgon në pushim 42 punonjësit në Barcelonë – dëshiron t’ua bëjë me dije se janë të vlerësuar

Evropë

Pronari i restorantit në Britani i dërgon në pushim 42 punonjësit në Barcelonë – dëshiron t’ua bëjë me dije se janë të vlerësuar

Më: 9 janar 2024 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Pronari i një restoranti në East Yorkshire të Britanisë së Madhe, ka dëshmuar se është një nga shefat me zemërgjerë në Britani, pasi organizoi një udhëtim disaditor falas në Spanjë për punonjësit e tij.

Gary Chin, i cili më parë triumfoi në Britain’s Top Takeaway, ka në pronësi Sumo Pan Asian që ka restorante në Beverly Hills, Hessle dhe Yorkshire.

Si shenjë mirënjohje për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme gjatë vitit që lamë pas, Gary organizoi një udhëtim në Barcelonë për 42 punonjësit e tij.

Ai ka mbyllur restorantet për disa ditë dhe pritet të rihapen me kthimin e tij dhe punonjësve nga udhëtimi i tyre në Spanjë, që ai e cilëson si me plot meritë.

Ky udhëtim është pjesë e një tradite të përvitshme nga Gary që së bashku me punonjësit e tij niset për pushime, dhe të gjitha shpenzimet e tyre i mbulon ai.

“Ka qenë një vit i mirë por me plot ngarkesa për ne. Duke marrë parasysh koston e lartë të jetesës dhe faturave të energjisë, vendosa të shkojë me punonjësit për pushime”, tha Gary.

“Pavarësisht situatave, tentoj të trajtoj stafin tim në mënyrën më të mirë dhe ta dinë se janë të vlerësuar. Më pëlqen ta bëjë këtë çdo ditë dhe të gjithë janë të emocionuar për këtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat