​Putin i jep nënshtetësinë ruse serbit të akuzuar për krime lufte në Bosnje

Evropë

​Putin i jep nënshtetësinë ruse serbit të akuzuar për krime lufte në Bosnje

Më: 10 janar 2024 Në ora: 21:11
Bosnjë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë javë një dekret që i jep nënshtetësinë ruse Ratko Samac, një ish-ushtar serb i akuzuar për krime lufte në vitet 1990.

Samac, një ish-oficer i Ushtrisë Jugosllave, kërkohet në Bosnje e Hercegovinë me akuzat për krime lufte në lidhje me dëbimin e civilëve jo-serbë nga qyteti boshnjak Kluç në vitin 1992. Të paktën 150 civilë boshnjakë u vranë atëherë, shkruan Politico.

Ai është gjithashtu i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Banja Llukë në vitin 1993, sipas autoriteteve boshnjake.

Më 9 janar, Putin i dha Samac – i cili thuhet se jeton në Rusi që nga viti 1999 – shtetësinë ruse, së bashku me 43 persona të tjerë.

Në vitin 2016, Rusia refuzoi kërkesën e Sarajevës zyrtare për të ekstraduar Samac për arsye shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat