Kreu i ‘Ujqërve të natës’: Ka mbetur pak kohë, Rusia do të vijë ta ndihmojë RS-në

Evropë

Kreu i ‘Ujqërve të natës’: Ka mbetur pak kohë, Rusia do të vijë ta ndihmojë RS-në

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Udhëheqësi i Klubit të Motoçiklistëve Ujqërit e Natës, Aleksandar Zaldostanov, i njohur si Hirug, uroi Republika Srpska për ‘ditëlindjen’ dhe tha se rusët janë me popullin serb me gjithë zemër.

Zaldostanov tha se në ditëlindjen e Republika Srpska dëshiron t’u uroj vëllezërve të tij serbë që “forca të jetojë dhe të mos e shuajnë këtë zjarr në një pikë kthese për Serbinë”, transmeton RT Balkan.

“Ne rusët jemi me gjithë zemër me popullin serb. Ka mbetur shumë pak kohë. Qëndroni për aq kohë sa të mundeni. Rusia do të forcohet dhe do të vijë t’ju ndihmojë. Gëzuar ditëlindjen Republika Srpska” – tha lideri i “Ujqërve të natës”.

Kujtojmë se “Ujqërit e natës” dhe lideri i tyre, Aleksandar Zaldostanov – kirurg, janë në listën e zezë të SHBA-së. Ata e paraqesin veten si motoçiklistë dhe i quajnë “vëllezërit e Putinit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat