Luftimet Rusi-Ukrainë, shpërthen Lavrov: Ju tregoj dy aleatët që nuk duan t’i japin fund konfliktit

Evropë

Luftimet Rusi-Ukrainë, shpërthen Lavrov: Ju tregoj dy aleatët që nuk duan t’i japin fund konfliktit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:14
Sergei Lavrov

Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë ka nisur konferencën e tij vjetore në Moskë, duke folur për luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai fillimisht foli për disa çeshtje të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Lavrov iu referua asaj që Rusia e quan një fushatë “agresive dhe jolegjitime” nga Perëndimi kundër Moskës, pa përmendur drejtpërdrejt luftën. Lavrov theksoi se shumica e diskutimeve që përfshijnë Perëndimin janë “udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara”.

“Ata sunduan botën për 500 vjet dhe nuk patën asnjë konkurrencë përveçse gjatë periudhës sovjetike. Ata nuk patën ndonjë konkurrent serioz gjatë asaj periudhe, gjë që i bëri ata të vetëkënaqur, ata u mësuan të ishin hegjemon,” tha Lavrov.

Lavrov foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë duke thënë se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore nuk kanë treguar “interesin më të vogël” për t’i dhënë fund luftës.

“Ata nuk kanë dashur të dëgjojnë shqetësimet tona,” tha ai.

Ai tha Ukraina mund të ketë një fat të ngjashëm me Afganistanin, me SHBA-në që u tërhoq dy vjet më parë pas 20 vitesh luftë.

“Ukraina ka një fat të ngjashëm. Ata mbështeten te padronët e tyre, ata nuk janë të vetëdijshëm që ata padronë mendojnë vetëm për veten.”

Duke folur gjatë konferencës për shtyp, ministri i jashtëm i Rusisë përshkroi gjithashtu se cilat parakushte do të ishin të nevojshme për bisedimet e drejtpërdrejta të paqes me Ukrainën.

Sergei Lavrov tha se është e qartë se Ukraina nuk do të vendosë se kur do të fillojë bisedimet serioze, sepse kjo do të vendoset nga SHBA. Ukraina do të duhet të refuzojë “racizmin” anti-rus, “ideologjinë naziste” dhe “aspiratat e saj për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Por Perëndimi “nuk është i interesuar për asnjë negociatë”, theksoi ministri i Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat