AfD e ekstremit të djathtë paralajmëron referendum për daljen e Gjermanisë nga BE, nëse vjen në pushtet

Evropë

AfD e ekstremit të djathtë paralajmëron referendum për daljen e Gjermanisë nga BE, nëse vjen në pushtet

Më: 22 janar 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD, e cila sipas sondazheve po rritet me shpejtësi, planifikon të organizojë një referendum për daljen e vendit nga BE nëse vjen në pushtet, tha në një intervistë të publikuar sot nënpresidentja e partisë Alice Weidel.

“Nëse reforma nuk është e mundur, nëse dështojmë të rindërtojmë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i lëmë njerëzit të vendosin, siç bënë në Britaninë e Madhe”, tha Weidel për Financial Times.

Ajo tha se mund të organizojnë një referendum për Dexit-in dhe daljen e Gjermanisë nga BE-ja, dhe se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja pas referendumit të vitit 2016 është model për Gjermaninë.

E djathta ekstreme gjermane, e cila në muajt e fundit, sipas sondazheve, është në vendin e dytë në nivel kombëtar, me mbështetje prej rreth 22 për qind, përpara partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz dhe menjëherë pas konservatorëve, tregon vullnetin për rregull.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mbahen në vitin 2025 dhe partia do të prezantojë për herë të parë kandidatin e saj për kancelar.

Partitë kryesore gjermane kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në një aleancë, apo të qeverisë me atë parti antievropiane dhe antiemigrante në kontekstin e fragmentimit në rritje të skenës politike, gjë që tregon nevojën e krijimit të koalicioneve në nivel kombëtar dhe rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat