Pas një defekti teknik, aeroplani transportues i ushtrisë turke bën ulje emergjente – publikohen pamjet

Evropë

Pas një defekti teknik, aeroplani transportues i ushtrisë turke bën ulje emergjente – publikohen pamjet

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video dramatike e një aeroplani transportues i ushtrisë turke.

Bëhet fjalë për fluturaken e tipit C-160, që u detyrua të bëjë ulje emergjente për shkak të një defekti teknik.

Gazetari turk Ragip Soylu ka shpërndarë videon e këtij momenti, kur aeroplani gjigant fluturon pak metra mbi kokat e shumë qytetarëve që ishin dëshmitar të uljes emergjente të fluturakes.

Sipas Soylu, defekti teknik u shfaq pak pas ngritjes në ajër nga qytetit Kayseri në pjesën qendrore të Turqisë, në juglindje të Ankarasë.

Në videon amatore shihet aeroplani transportues duke fluturuar ulët mbi një rrugë, që ishte e mbushur me vetura.

Në anën tjetër, ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se aeroplani ka pësuar dëme të vogla si pasojë e uljes emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat