Kryeministri suedez do të takohet me Viktor Orban për t’i dhënë fund bllokimit të anëtarësimit në NATO

Evropë

Kryeministri suedez do të takohet me Viktor Orban për t’i dhënë fund bllokimit të anëtarësimit në NATO

Më: 26 janar 2024 Në ora: 00:40
Kryeministri suedez Ulf Kristersson

Kryeministri suedez Ulf Kristersson, ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me liderin hungarez, Viktor Orban, për të çuar më tej kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, raporton “Euronews”.

Kristerssoni ka rënë dakord të takohet me homologun e tij hungarez, i cili e ftoi në Budapest për të diskutuar pranimin e Suedisë në NATO.

Kryeministri i Suedisë ka thënë se bisedimet më të thella midis vendeve do të ishin më të dobishme.

Ftesa e Orbanit u bë pasi Hungaria mbetet i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.

“Mezi pres të diskutoj të gjitha çështjet në thellësi me ju në Budapest në një kohë të përshtatshme për të dy”, shkroi Kristerssoni në një letër drejtuar Orbanit, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat