Paralajmëron ish-shefi i NATO-s: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

Evropë

Paralajmëron ish-shefi i NATO-s: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:52
Vladimir Putin

Ish-sekretari i përgjithshëm NATO-s, George Robertson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit britanik Rishi Sunak që të ofrojë mbështetje shtesë ndaj Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje”, tha Lord Robertson.

“Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar”, deklaroi ai, duke theksuar gjithashtu se Pushtimi rus ka përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar.

Ditëve të fundit, paralajmërime të frikshme ka pasur nga ekspertët perëndimorë lidhur me Rusinë. Një zyrtar i NATO-s gjithashtu edhe një ministër gjerman thanë se një luftë gjithpërfshirëse mund të ndodhë me Rusinë brenda disa viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat