​Protestuesit hedhin supë në pikturën e Mona Lizës në Paris

Evropë

​Protestuesit hedhin supë në pikturën e Mona Lizës në Paris

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Protestuesit kanë hedhur supë në pikturën e Mona Lizës në Luvrin në Paris.

Pamjet tregojnë dy gra që kalojnë shiritin midis pikturës dhe vizitorëve, ku njëra prej tyre hedh supë drejt pikturës së famshme.

Një xham mbron Mona Lizën, që do të thotë se supa nuk ka arritur ta dëmtojë vetë pikturën.

Mona Liza është pikturë e cila daton që nga shekulli 16, e krijuar nga piktori i famshëm Leonardo da Vinci.

Ajo është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat