​Meloni: BE-ja gaboi me fermerët, tani duhet të ndryshojë

Evropë

​Meloni: BE-ja gaboi me fermerët, tani duhet të ndryshojë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:21
Giorgia Melon

Bashkimi Evropian gaboi kur i detyroi fermerët të linin arat e tyre djerrë për një vit për të ulur emetimet që ndikojnë në klimë, për të lejuar importe të lira ukrainase dhe për të miratuar një sërë politikash që penalizojnë sektorin bujqësor, dhe tani BE-ja duhet të ndryshojë, tha kryeministrja Giorgia Meloni pas samitit të BE-së sot.

"Unë isha udhëheqësja politike e një partie (Vëllezërit e djathtë të Italisë) që votoi kundër shumicës së çështjeve të kritikuara tani nga fermerët në BE", tha ajo.

“Në Itali tashmë kemi bërë maksimumin, por politika evropiane duhet të ndryshohet, kam kërkuar përpjekje më të mëdha, por mund të vijë ndryshimi i linjës pas zgjedhjeve evropiane, duke shpresuar se do të mbizotërojë një qasje e ndryshme nga ajo ideologjike e parë deri tani”, tha ajo, duke iu referuar politikave që synojnë zbutjen e katastrofës klimatike.

Përfaqësuesit e shoqatave më të mëdha belge dhe evropiane të fermerëve do të takohen sot pasdite me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin belg Alexander De Croo, dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Bruksel, njoftoi Zyra e Presidencës belge të BE-së dhe Copa-Cogeca, shoqata e kooperativave bujqësore të BE-së.

Bisedimet vijnë pas një dite tensioni të lartë në Bruksel, ku më shumë se një mijë traktorë bllokuan rrugët e lagjes së Parlamentit Evropian, ndërsa samiti i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së mbi buxhetin e BE-së ishte në zhvillim e sipër.

Fermerët gjithashtu kanë ndaluar trafikun në Itali në një varg protestash kundër politikës së BE-së. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat